Spoti për ‘Mercedes’ i Kate Upton, tepër seksi, protestojnë prindërit amerikanë (Video)

Gjatë Superbowl, spektakli më i ndjekur në televizionet amerikane do të shfaqet spoti i ri publicitar i ‘Mercedes Benz’, makina gjermane që këtë radhë ka zgjedhur të godasë tek telespektatorët me format e kolme të modeles Kate Upton, e cila është protagonistja e reklamës.
Kanë qenë këmbët e saj të nxjerra tërësisht në pah, dekolteja e hapur dhe lëvizjet sensuale gjatë spotit, i cili është hedhur tashmë në You tube dhe ka marrë 3 mln klikime, që kanë nxitur menjëherë zhurmë dhe reagime te shoqata e prindërve në SHBA.
“Ai spot duket se nuk synon të shesë një makinë por të japë mesazhe të qarta erotike. Kjo reklame riforcon idenë për miliona gra, bija dhe motra në të gjithë vendin se mund të arrish të kesh gjithçka nëse përdor performancën seksuale”, – thotë zëdhënësi i ‘Parents Television Council’, në SHBA.