
Në ujdhesën burg Bastojo në Norvegji, disa kilometra larg ujdhesës fjord Oslo dhe 73 kilometra larg kryeqytetit, të burgosurit, ndër të cilët ka edhe vrasës e dhunues, jetojnë në kushte që kritikët i quajnë të “përshtatshme” dhe “luksoze”.
Në ujdhesën me sipërfaqe 2,6 kilometra katrorë gjatë ditës punojnë 70 të punësuar, nga të cilët 35 roja me uniformë. Detyra kryesore e tyre është numërimi i të burgosurve – dy herë gjatë ditës - kur janë vendet e punës, në rreshtimin për apel në orën 17 dhe në mbrëmje në orën 23. Vetëm katër roja mbesin në ujdhesë pas orës 16.
Në burgjet me bungallo jetojnë nga 6 të burgosur. Secili e ka dhomën e vet e hapësirat tjera, kuzhina etj, janë të përbashkëta.
Vetëm vakti kryesor servohet në sallën për ngrënie.
Të arrestuari marrin nga 6 euro në ditë, e brenda muajit për ushqim marrin 70 euro, për mëngjes e për darkë, të cilin e blejnë në marketet shumë mirë të furnizuara në ujdhesë.
Torbjorn, njëri nga rojtarët, sqaron se të burgosurit kujdesen për dele, lopë, pula ose se kultivojnë pemë e perime shumicën e tyre edhe e përdorin për vete.
Po ashtu të burgosurit punojnë në sallat për larje rrobash, nëpër stalla, në dyqanin për ndreqjen e biçikletave (shumica i kanë biçikleta që vetë i kanë blerë. Dita e tyre e punës fillon në orën 9 të mëngjesit.
Të burgosurit kanë kohë të lirë dhe gjatë saj ata peshkojnë ose dhe verës bëjnë plazh.
Shikoni Videon Ketu...