Hiti i Rihannas "Stay", sillet edhe ne versionin shqiptar (VIDEO)

Rihanna publikoi në fillim të janarit një baladë me titullin "Stay", që shpejt u shndërrua në një hit botëror. Kënga është pjesë e albumit të saj "Unapologetic" (2012), por klipi zyrtar i këngës, nuk është lançuar ende. Në fakt, sipas "Instagramit" të këngëtares, xhirimet kanë filluar ditë më parë, nën drejtimin e regjisores Sophie Muller dhe videoja pritet të dalë në treg së shpejti. Ndërkohë, çifti shqiptar, Eltina Minarolli dhe Ardit Cuni, me vokalet e tyre të mrekullueshme, duket se kanë bërë një punë të shkëlqyer me një "cover" të këngës, e që për dallim nga të tjerët, është shoqëruar edhe me një video impresionuese. Kështu, në një farë mënyre falë shqiptareve, edhe kjo këngë e Rihannës, u bë para kohe me një videoklip profesional, që ka marrë komente shumë të bukura nga vizitorët në "YouTube", si një ndër cover-at më të bukur deri më tani.


<i