Ka kohë që po flitet, por tani siç duket është bërë zyrtare lidhja e top modeles së famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini me Tim Voegele. "E gjitha ndodhi shumë shpejt", ka thënë Martini ekskluzivisht për "20 min". Ata u takuan në mes të dhjetorit në mbrëmjen "A Small World", në Gstaad. Edhe menaxheri i Angela Martini, Farah De Tomi ka konfirmuar për "20 min", lidhjen e re të Martinit dhe Voegeles. Angela Martini ka thënë të ketë gjetur gjuhën e përbashkët që në takimin e parë, por ka mohuar të jetë dashuri në shikim të parë. Ajo tha ta ketë njohur gjatë kësaj kohe Timin. Gati një muaj janë së bashku. "Unë jam shumë e lumtur dhe e dashuruar. Aktualisht gjendem për punë në Miami. Edhe Timi është këtu dhe shfrytëzojmë kohën e lirë së bashku", thotë 26-vjeçarja bukuroshe. Anxhelën nuk e shqetëson faktin që milioneri 22-vjeçar nga Zyrihu jeton në Londër, e ajo në New York. Ajo thotë të jenë me fat, se mund të shohin njëri-tjetrin sa herë që duan ta bëjnë një gjë të tillë. Angela Martini është lindur në Shkodër para 26 vjetësh. Ajo ka jetuar në Zvicër, Zyrih, para se të Angela Martini, në lidhje dashurie me milionerin zviceran depërtonte në pasarelat e mëdha të Nju Jork. Në SHBA ajo është aktivizuar edhe si ndërmarrëse, duke publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin "Martini Bikini".Shiko Videon Ketu!