
Dy ndërtesa afër njëra-tjetrës kanë marrë zjarr në zonën e Tinjin Nakai, pasditen e së hënës, aq sa për një moment është krijuar përshtypja sikur po përsëritej 11 shtatori i famshëm. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, megjithëse u deshën 15 skuadra ndihme të shpejtë dhe 58 mjete për të shuar zjarrin. Brenda gjysmë ore, zjarrfikësit kanë mundur të vendosin gjithçka nën kontroll.